Të shtënat me armë afër selisë së PASOK-ut, kush është grupi ekstremist që fshihet pas aktit

Policia greke vuri sot para përgjegjësisë, për të shtënat me kallashnikov të shënuara një ditë më parë me objektiv selinë e partisë socialiste PASOK në Athinë, një grup të ekstremit të majtë që kanë marrë tashmë përsipër disa sulme, përfshirë edhe një kundër ambasadës së Francës.

Njësia antiterroriste greke e ngarkuar për hetimin e këtij sulmi, ku u shënuan vetëm të plagosur, akuzoi si përgjegjës grupin “Organizata për vetëmbrojtje revolucionare”, e shfaqur në korrikun e 2014 ku mori përsipër të shtëna me armë kundër ambasadës së Meksikës në Athinë. Ky grup i përkufizuar si “revolucionar” ndërmori në nëntorin e 2016 një sulm me granadë kundër ambasadës së Francës në Athinë, ku mori plagë të lehta një polic grek.

“Arma e zjarrit një pushkë AK-47 që u përdor të hënën në mbrëmje kundër policëve para PASOK-ut është e njëjta me atë të përdorur kundër ambasadës së Meksikës”, saktësoi policia. Kjo armë zjarri është përdorur gjithashtu në dy shkëmbime zjarri kundër selisë së PASOK-ut, në majin e 2014 dhe janarit 2017.
Një vit më parë, grupi kishte pohuar se do të merrej me Francën për të goditur një shtet në linjën e parë në luftën kapitaliste, duke përmendur dënimin e përjetshëm në Francë në vitin 1987 ndaj libanezit Georges Ibrahim Abdallah për bashkëpunim në vrasje./ata

SHKARKO APP