Tension në Maqedoni, sot seanca për ratifikimin e emrit
Me protesta të dhunshme dhe kundërshtim e opozitës, marrëveshja me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë shkon në Parlament.
Parlamenti i Maqedonisë i dha të martën dritën jeshile draftit të qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa komisionet përkatëse të parlamentit hapën debate për të. Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov duke folur para ligjvënësve tha se marrëveshja është jetike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe se kjo varet nga ratifikimi i marrëveshjes.
Opozita e cilësoi marrëveshjen si një akt kapitullimi dhe u largua nga seanca e parlamentit. VMRO-DPMNE thotë se marrëveshja për ndryshimin e emrit do të thotë një “embargo e plotë ndaj gjithçkaje që është maqedonase”.
Emri i Republikës së Maqedonisë do të ndryshojë në “Republika e Maqedonisë Veriore”.