Tensionet e fundit në Veri, Vuçiç në samitin e Tiranës: Të negociojmë për paqe me shqiptarët

Nga samiti i BE-së dhe Ballkani Perëndimor në Tiranë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, reagoi pas raportimeve se në veri të Kosovës ka pasur shpërthime dhe të shtëna me armë. Për të Kosova në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka dërguar polici të armatosur rëndë në veri.

”Gjithmonë vras mendjen se kur do të vijë provokimi i radhës, që do të prishë stabilitetin dhe paqen. Sipas të dhënave, nuk kemi informacione për viktima dhe besoj se është e mundshme që kjo të ketë ndodhur.

Nuk e di çfarë po u shkon njerëzve në mendje, që shkaktojnë tensione dhe destabilizim çdo javë. Kemi përpara një periudhë të vështirë, por është e rëndësishme që të qëndrojmë pranë njerëzve tanë dhe të negociojmë për paqe me shqiptarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?