Tensionet mes dy vendeve, Serbia rikthen misionin diplomatik në Maqedoni
SHKUP-Stafi i ambasadës së Serbisë do të kthehet në Maqedoni, pas tensioneve të shkurtra diplomatike midis dy fqinjëve.
Ambasada serbe ka konfirmuar se ka rinisur aktivitetet e rregullta konsullore të premten.
Ministria e Jashtme e Serbisë tha se ambasadori i saj do të kthehet më 31 gusht.
Serbia e ka tërhequr gjihë stafin diplomatik të dielën, duke e akuzuar Maqedoninë për planfikim të “veprimeve armiqësore” kundër interesave serbë.
Maqedonia ka mohuar çdo veprim të papërshtatshëm dhe ka thënë se nuk ka spiunuar dhe nuk planifikon të spiunojë fqinjin e saj.
Të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, janë pajtuar të punojnë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe përmes dialogut.