Tensionet në Egje/ Greqia paralajmëron Turqinë: Zbarkimi në ishull është vija e kuqe

Me sa duket tensionet midis Greqisë dhe Turqisë nuk do të kenë të ndalur pasi mes zyrtarëve të lartë të dy shteteve ka pasur shkëmbime replikash dhe kërcënime të ashpra.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka deklaruar se, “Nëse turqit bëjnë qoftë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim. Greqia do paqe dhe harmoni, por nuk do të lëshojë asnjë centimetër të tokës së saj”.

Gjithashtu në një reagim të tij, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë ishte edhe më i ashpër, duke u shprehur se, “Nëse turqit zbarkojnë në një ishull të vogël, ne do ta shuajmë nga faqja e dheut. Ajo është vija e kuqe”.

Nuk kishte se si këtyre kërcënimeve të mos u jepej përgjigje nga ana e përfaqësuesve të shtetit turk.

Ministri i Mbrojtjes, Hukusi Akar, duke folur për zhvillimet në Egje, Mesdhe dhe Qipro ka deklaruar:

“Të gjithë duhet ta dinë se do t’a paguajnë shtrenjtë. Kjo është këshilla që u japim fqinjëve tanë. Nuk do të lejojmë asnjë sfidë në Egje dhe Mesdhe. Nuk do të lejojmë asnjë vendim kundër Republikës Turke të Qipros Veriore. Ne nuk do të tolerojmë për të drejtat tona me çfarëdo kosto. Çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk duhet të bëjnë llogaritje të gabuara”.

Kujtojmë se Greqia dhe Turqia kanë qenë vazhdimisht në një marrëdhënie të vështirë dhe shkak për këtë është sovraniteti i disa ishujve në Egjeun Lindor.

Ndërkohë që retorika është ashpërsuar tani kur Qiproja, me mbështetjen e Athinës është duke kryer kërkime për gaz në det, diçka të cilën Ankaraja e kundërshton.

SHKARKO APP