Tenton të hyjë në Shqipëri me 21 900 euro të padeklaruara, gjobitet nga doganierët greke
Rajoni E Martë, 7 Shtator 2021 14:51
Një shqiptar është ndaluar nga policia greke pasi ka tentuar të kalojë në doganën e Kakavijës me 21 900 euro të padeklaruara.
Ai është ndaluar nga doganieret grekë në tentativë për të hyrë në Shqipëri. Pasi është gjobitur me 25% të shumës së kapur, shqiptari është lënë i lirë nga autoritetet greke.
Ky është rasti i dytë brenda javës. Dy muajt e fundit në Kakavijë janë kapur 116.000 euro në tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri.