Tërhiqet Abazoviç: Nuk e jap dorëheqjen. Do të udhëheq qeverinë europiane deri…
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se nuk do të japë dorëheqjen nga posti. Ai theksoi se nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të shtetit malazez.
“Nuk do të jap dorëheqje. Do të udhëheq qeverinë evropiane deri në momentin që parlamenti të vendosë të kundërtën pa tension”.
Abazoviç nënvizoi edhe se nuk e ka problem që mandati i tij të jetë më i shkurtri në historinë e qeverive malazeze.