Tërmet i fuqishëm në ishullin turistik grek

Një tërmet i fuqishëm ka goditur rreth orës 20:51 ishullin turistik Kos në Greqi.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare mes ishullit Kos dhe Bodrumit në Turqi.

Disa minuta më vonë, rreth orës 20:59 një tërmet i dytë më i lehtë me magnitudë 3.2 goditi sërish ishullin. Tërmetet u ndjenë në ishullin grek dhe në bregdetin turk. Fatmirësisht, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Disa ditë më parë, një termët i fortë goditi pikërisht ishullin Kos në Greqi dhe Bodrumin në Turqi duke shkaktuar dy të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

SHKARKO APP