Tërmet në Maqedoni, “dridhet” sërish Shkupi
Një tjetër termet ka lëkundur lindjen e Shkupit mbrëmë rreth orës 23:00.
Sipas Qendrës Makroseizmike Evropiane,termeti me fuqi 2.4 ballë të shkallës Rihter, kishte epiqendrën 58km në lindje të Shkupit dhe me thellësi 2km.
Ende nuk raportohet nëse termeti ka shkaktuar dëme materiale dhe lëndime në njerëz.
Sipas medieve, ditët e fundit Maqedonia ka patur lekundje të shpeshta të tokës të cilat janë ndjerë edhe në Greqi, ndërsa javën e kaluar tërmetet goditën Ballkanin, Kroacinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. -albeu.com