Tërmetet e Ohrit kthejnë turistët mbrapsht

Tërmetet e njëpasnjëshme në Ohër ditët e fundit, ku më i fuqishmi ishte 5.1 ballë, kanë detyruar shumë turistë që të kthehen në shtëpi.

Sipas pronarëve të apartamenteve në këtë qytet, turistët ndihen të frikësuar sepse është dhënë një informacion ëq vetëm brenda dy javëve kanë ndodhur më shumë se 1200 tërmete.

“Tërmetet deri tani u reflektuan ndaj turizmit në këtë moment. Kishte mjaft prej mysafirëve të cilët edhe në orën 12 dhe 1 pas mesnate u larguan me taksi. Në objektin tim i cili gjendet te sheshi u larguan mysafirë nga Nishi me taksi që kushtonte 200 euro. Prej shumë kolegëve mora informacion se turistët frikësohen”, thotë Antonio Risteski, qiradhënës.

Gjithashtu ata shtojnë se janë të shumtë në numër edhe turistët të cilët kanë prenotuar dhe nuk kanë ardhur në Ohër.

Nga ana tjetër, kompanitë e sigurimeve në Ohër ditëve të fundit shënojnë kërkesë të rritur për sigurim nga tërmeti./

SHKARKO APP