Tërmeti i fuqishëm shkund ishullin grek
Rajoni E Enjte, 30 Shtator 2021 10:43
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek Rodos, duke shkaktuar panik tek turistët. Qendra Sizmike e Mesdheut Euro raportoi fillimisht se tërmeti ishte 5.3 në shkallën Rihter rreth orës 03:00 të mëngjesit
Turistët anglezë thanë për mediet se i gjithë hoteli i tyre u trondit nga tërmeti.
Rreth 300,000 njerëz ishin brenda zonës që ndien efektet e tërmetit.
Ende nuk ka të dhëna nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.