Thirrje antishqiptare në protestën e VMRO-së

Përkrahës të VMRO DPMNE kanë brohoritur mbrëmë thirrje kërcënuese dhe fyese ndaj shqiptarëve si: “shqiptarë të mallkuar!”, për shkak se opozita maqedonase ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptarë.

Përveç mbështetësve të VMRO-DPMNE- së, me fjalor të urrejtjes dhe nxitjes së trazirave dolën edhe zyrtarë të kësaj partie që ishin para selisë së KSHZ-së për të kryer presion që mos të pranohen ankesat e dy partive.

“Zaevit shumë shpejtë do t’i vijë varrimi, do ta godet infarkti pas disa ditëve, do ta vizitojmë në kardiologji dhe do t’i ndezim qirinj në varreza”, deklaroi Amdi Bajram, Deputet, informon Alsat.mk në gjuhën Shqipe.

“T’i përshëndes mbrojtësit, kjo natë është nata e thikave, kjo natë është ose nata e arsyes ose e çmendurisë së një personi”, tha Valentina Bozhinovska, Drejtore e Komisionit për marrëdhënie me komunitete fetare.

Ekspertët vlerësojnë se pas thirrjeve të këtilla të zyrtarëve të VMRO DPMNE-së duhet me urgjencë të reagojë Prokuroria.

Nga Prokuroria Publike e Marko Zvërlevskit nuk ka përgjigje nëse do të veprojnë lidhur me fjalimet e mbrëmshme të urrejtjes dhe nxitjes së dhunës.

Për një pjesë të profesorëve universitar, qëllimi i gjuhës së urrejtjes është përsëri shqiptarët dhe maqedonasit të futen në konflikt.

SHKARKO APP