TI: Korrupsioni, një nga problemet më të rëndësishëm me të cilin po përballët Maqedonia

Të paktën a35% e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se korrupsioni është një nga tre problemet më të rëndësishme me të cilat po ballafaqohet shteti, në këtë përfundim ka dalë raporti më i ri i “Transparency International” që u publikua ditën e sotme.

Sipas raportit, më shumë korrupsion ka në shëndetësi, përkatësisht 57% e të anketuarëve kanë thënë se kanë dhënë ryshfet.

Nga ata të cilët kanë dhënë ryshfet 28% e kanë denoncuar rastin, ndërsa si arsye për shkak të së cilës nuk e denoncojnë ryshfetin, të anketuarit kanë thënë se janë të frikësuar nga pasojat.

Në raportin e “Transparency International”, në të cilin janë përfshirë 42 shtete nga Evropa e Azia Qendrore, thuhet se një nga tre persona, konsiderojnë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet shteti i tyre.

SHKARKO APP