Tmerr në Greqi/ Djali 8-vjeçar vrapon për të shpëtuar nënën, por e merr era dhe vdes në vend

Së paku shtatë turistë, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e një stuhisë së fuqishme që goditi ishullin grek Halkidiki

Ndërkohë, raportohet se mbi 100 të tjerë u lënduan, pasi ishulli ishte mbushur plot me turistë.

Sipas informacioneve të para policore, dy turistë të moshuar nga Republika Çeke, një grua dhe një djalë tetë-vjeçar nga Rumania, një burrë dhe një djalë nga Rusia, si dhe një peshkatar grek kanë mbetur të vdekur.  Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet gjatë orëve në vijim.

Erërat ishin aq të forta saqë morën me vete edhe kioskat e vendosura në rrugë. Një gazetare që u gjet në një tavernë rrëfeu se si një grua rumune 54-vjeçare dhe djali i saj 8-vjeç mbetën të vdekur.

“Ne nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte fare. Ne vrapuam, të gjithë ndihmuan dhe nxorën kë mundëm, pasi kishim dhjetëra njerëz të lënduar. Për fat të keq, gruaja dhe djali i saj nuk ishin në gjendje të dilnin jashtë”, tha ajo.

Nëna dhe djali ishin ulur në një tavernë në një plazh që ishte nën tendë. Çatia ra direkt mbi gruan, ndërkohë që djali i saj reagoi shpejt dhe u përpoq ta shpëtojë, mirëpo era e tërhoqi dhe e hodhi me forcë në një xham të thyer që tashmë ndodhej në tokë.

 

SHKARKO APP