Trafikonin kokainë në lokalet e natës, pranga 4 shqiptarëve në Athinë
Rajoni E Premte, 10 Shtator 2021 15:40
Katër shqiptarë dhe një grek janë arrestuar pasi trafikonin drogë në lokalet e Athinës.
Media helene eKathimerini bën me dije se mes te arrestuarve edhe kreu i grupit, një shtetas shqiptar, 32 vjeç.
Policia greke sekuestroi doza kokaine me peshë 400 gramë si edhe 43.000 euro, 47.000 lekë, 286 dollarë, 5 automjete, nje motoçikletë dhe 17 celularë
Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për pjesëtarë të tjerë të grupit.