Tragjedi në Maqedoni, rrëzohet një aeroplan në malet e Jakupicës

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni.

Nga mediat maqedonase raportohet se avioni ka humbur kontaktet shumë pranë malit “Koka e Selanikut” në masivin shkëmbor të Jakupicës.

Me aeroplanin po udhëtonte një familje me 4 anëtarë, që kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aeroplani i regjistruar në Gjermani po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes, por është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?