Tragjedi në Tetovë, nëna digjet brenda shtëpisë bashkë me 4 fëmijët (Video)

Një tragjedi ka ndodhur në Tetovë të Maqedonisë, ku si pasojë e zjarrit në banesë ka humbur jetën nëna shqiptare bashkë me 4 fëmijët e saj.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, në shtëpinë e Sulejman Zulbeharit.

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër, që sipas pronarit, i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare.

SHKARKO APP