Tragjedia në Greqi, Alexis Tsipras merr përgjegjësinë politike
Kryeministri grek Alexis Tsipras mori përgjegjësinë politike për tragjedinë në Greqi.
Shefi i qeverisë helene u bëri thirrje ministrave që tani për tani të fokusohen në zhdukjen e çdo problemi dhe kthimin e normalitetit në vend.
“Unë dua të marr përgjegjësinë politike përpara kabinetit e popullit për këtë ngjare të rëndë. E gjithë qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për tragjedinë.
Nuk u shmangëm kur morëm as vendin e falimentuar pas zgjedhjeve, në momente të vështira. Ne po qeverisim një vend që për vite me radhë ka pasur shtrembërime.
Të gjitha komplekset e banimit janë ndërtuar pa asnjë dispozitë për sigurinë e banorëve. Por ky shtet tani qeveriset nga ne,” tha Tsipras.