Tragjedia në Greqi, familjarët padisin autoritetet

Të afërmit e një gruaje dhe një burri që humbën jetën nga zjarret në Greqi, kanë paditur autoritetet shtetërore, zjarrfikëset dhe policinë për vdekjen e tyre.

Autoritetet akuzohen për veprën penale si vrasje e pavullnetshme, dëmtim trupor, ekspozim që çoi në vdekje dhe zjarrvënie në atë që ata e quajnë një “katastrofë biblike”.

“Unë besoj se ata janë përgjegjës për mbrojtjen e popullit, zjarrvënien dhe marrjen e masave për të parandaluar atë, ndaj duhen dënuar”, tha avokati Antonis Foussas.

Prokuroria po heton shkakun e zjarrit dhe rolin e autoriteteve në reagimin ndaj zjarrit, që vrau të paktën 91 persona në qytetin bregdetar të Matit dhe në zonat aty pranë.

SHKARKO APP