Tragjedia në Tetovë, dëshmia rrënqethëse: Mjekët po tentonin të rikthenin në jetë një paciente

Maqedonia e Veriut ka shpallur tre ditë zi kombëtare për tragjedinë e ndodhur në spitalin Covid në Tetovë. Jovana K. thotë se motra dhe babai i saj, i cili ishte shtruar në spitalin modular që u dogj mbrëmë, ishin të fundit që shpëtuan përmes dritares. Ajo thekson se zjarri mund të ketë nisur nga dhoma ngjitur me ta, aty ku mjekët po përpiqeshin që të ringjallnin një vajzë me defibrilator.

Sipas këtyre versioneve jozyrtare, është e mundur që të ketë pasur një shkëndijë në prizë me të cilën ishte lidhur defibrilator, por nuk përjashtohet mundësia që dhe vetë defibrilatori të shkaktojë një zjarr. Megjithatë ky version pritet që të konfirmohet.

”Zjarri filloi nga dhoma ngjitur asaj ku ishte shtrirë babai im. Motra ishte me babanë si shoqëruese në spitalin modular në Tetovë. Në spital na thanë të linim një anëtar të familjes si shoqërues sepse nuk kishte staf të mjaftueshëm. Kam dëgjuar gjithashtu se kishte një nënë dhe një vajzë që ishin djegur sepse vajza nuk donte të linte nënën e saj dhe ato u dogjën së bashku. Kur shkova atje pashë njerëz të djegur, kufoma, shumë të plagosur, ishte e tmerrshme. Spitali u dogj për pak minuta, në ato dy minuta kush arriti të shpëtojë doli, të tjerët u dogjën shumë shpejt”,-tha ajo për “Free Press”.

SHKARKO APP