Tronditen themelet e qeverisë greke, 1 milion qytetarë në protestë për emrin “Maqedoni”
Një protestë masive në Athinë ka tronditur themelet e qeverisë greke.
1 milionë qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër emrit “Maqedoni”.
Raportohet se protesta ka nisur rreth orës 14:00 në sheshin Sintagma.
Shumica mbanin flamuj grek në duar dhe pankarta me mbishkrimin “Jo emri Maqedoni”.
Mësohet se për mbikqyrjen e këtij tubimi janë angazhuar 19000 forca policie.
Kjo protestë llogaritet si më e madhja gjatë këtyre 20 viteve.
Protesta vjen në kohën që Greqia dhe Maqedonia po zhvillojnë negociata për zgjidhjen e emrit, ndërkohë janë bërë disa propozime por ende nuk është rënë dakord nga të dyja palët.
Një flamur i madh grek prej 150 metrash katror u shpalos nga protestuesit në sheshin Syntagma.