Tronditet ekonomika turke

Inflacioni në Turqi ka regjistruar një rritje të fortë duke arritur 12,15 % pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas Institutit turk të Statistikave, çmimet e konsumit kanë prekur nivelin maksimal që nga nëntori, si pasojë e rënies së monedhës lokale, lirës, raporton ata.

Në muajin prill, inflacioni arriti në 10,85% dhe analistët prisnin një rritje në muajin maj.

Rritja vjetore më e lartë u regjistrua në sektorin e transporteve, 20,2%.

Kostot për arredimet dhe shtëpitë u rritën me 16,87 %, ndërsa hoteleria dhe restorantet u rritën me 12,51% .

Turqit do të thirren për të votuar më 24 qershor dhe do votojnë njëherësh edhe presidentin edhe parlamentin.

SHKARKO APP