Tsipras së shpejti viziton Shkupin
Kryeministri grek Aleksis Tsipras zbuloi gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi se së shpejti do të jetë kryeministri i parë helen që zhvillon një vizitë zyrtare në Shkup.
Ai do të shoqërohet nga një delegacion biznesi, ndërsa më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Tsipras shtoi se Athina është e hapur për të zbuluar mënyra të reja për thellimin e bashkëpunimit në një sërë sferash me interes të përbashkët.
Ai nënvizoi ekonominë, turizmin, energjetikën, kulturën si dhe bashkëpunimin ushtarak e policor.