Tsipras sot në Maqedoninë e Veriut, kryeministri i parë grek që viziton Shkupin

Kryeministri grek Aleksis Tsipars do zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shkup.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, që kur shteti fqinj shpalli pavarësinë.

Në delegacionin e Ciprasit do të ketë 10 ministra nga kabineti i tij dhe planifikohet të nënshkruhen marrëveshje bilaterale.

Kryeministri Aleksis Tsipras është shprehur se vizita në Maqedoninë e Veriut ka një rëndësie të madhe historike, bazuar në vizionin strategjik të dy vendeve.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Tsipras tha se Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhen të jenë partnerë dhe aleatë.

Kryeministri grek shtoi se Athina ka nevojë për një fqinj të qëndrueshëm dhe të sigurt, ndërsa Shkupi ka nevojë për një fqinj të fortë që mbështet perspektivat e tij evropiane.

E gjithë vizita e Tsipras do transmetohet drejtpërdrejt nga televizionet kombëtare të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, Tsipras do të arrijë në aeroportin e Shkupit më 2 Prill në mëngjes, nga ku do të niset për në godinën qeveritare, ku do të organizohet ceremoni zyrtare e pritjes.

Më pas do zhvillojë një takim privat me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe takim me Këshillin për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në fund të dy kryeministrat do të japin deklaratë për mediet.

Tsipras gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi.

Pasditen e së martës, Tsipras dhe Zaev do të marrin pjesë në një forum biznesi.

SHKARKO APP