Tsipras “u përvishet” mediave pas takimit me Juncker: Shtrembëruat realiteti, fshehët lajmet e mira

Zyra e shtypit e kryeministrit grek, Aleksis Cipras ka akuzuar sot një pjesë të medias greke për “fshehjen” e lajmeve të mira, që u bënë të ditura gjatë vizitës së djeshme të presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker duke thën se ajo ka informuar lexuesit se qeveria e koalicionit SYRIZA-ANEL po e çonte vendin drejt katastrofës.

Sipas akuzave, gjatë tre viteve të fundit media greke është përpjekur t’u veshë titujve të lajmeve një ndjenjë pesimizmi.

“Të gjithë skenarët negativë rreth ekonomisë greke u hodhën poshtë nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili kishte sinjalizuar një dalje të pastër nga memorandumi i ndihmës financiare, gjatë vizitës së tij dje në Athinë”, sipas deklaratës së zyrës së shtypit të kryeministrit.

“Zakonisht, kur realiteti nuk i përshtatet pëlqimit të tyre, është realiteti ai që paguan çmimin përmes titujve dhe raportimeve të shtrembëruara të lajmeve”, sipas deklaratës.

Gjithashtu, zyra e shtypit të kryeministrit akuzoi median greke për fshehjen e së vërtetës së vizitës së Juncker duke u përpjekur të bindë lexuesit për një tjetër realitet në vend.

SHKARKO APP