Tsipras: Zgjedhjet evropiane janë edhe sprovë për politikat e mia
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras tha këtë të premte se zgjedhjet e parlamentit evropian, janë gjithashtu edhe votë për besimin që e ka ai në popull për politikat e tij, ndërsa një ministër i tij tha se zgjedhjet kombëtare varen shumë nga rezultatet e zgjedhjeve evropiane.
Tsipras, mandati i të cilit përfundon në tetor, këtë muaj njoftoi për paketën e lirimit të taksave nga e cila më së shumti përfitojnë pensionistët, të cilët ishin goditur nga kriza ekonomike e vitit 2010. Partia e tij, Syriza, sfidohet nga partia konservatore, Demokracia e Re.
Duke folur për televizionin shtetëror ERT TV, lideri majtist tha se ai i sheh zgjedhjet e së dielës si një votë ndaj besimit që ai e ka në popull.
Zgjedhjet kombëtare në Greqi, pritet që të mbahen në tetor, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.
I pyetur nëse konsideron mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në qershor, dhe nëse do të ndikohet nga rezultati i zgjedhjeve evropiane, Tsipras tha: “Të dielën, njerëzit ndoshta nuk do të votojnë për qeverinë e tyre, por ata do të votojnë për politikat që do ta qeverisin vendit në vitet e ardhshme”.
“Nëse oferta nuk pranohet, të gjitha mundësitë janë të hapura” tha Tsipras, pa dhënë ndonjë detaj tjetër.
“Çdo përqindje e humbur nga partia Syriza, do të hapte diskutim dhe unë nuk e di se si do të përfundojë. Ne do të hynim në një aventurë” tha ai.
Ministri i brendshëm, Christoforos Vernadakis, një nga njerëzit më të afërt të Tsipras, tha se qeveria do të shikojë për opsione pas zgjedhjeve evropiane.
Ndërsa Tsipras, kishte thënë se një fitore të dielën, do t’i jepte atij fuqi për të vazhduar me politikat e tij. /GazetaExpress/