Turistët po u marrin shpirtin gomerëve (FOTO)

Gomerët e ishullit grek të Santorinit po gjymtohen duke mbajtur në kurriz turistët e shëndoshë, që paguajnë për xhiro me gomar nëpër rrugët e ngushta të ishullit piktoresk.

Nga maji deri në tetor, në Santorini vijnë rreth 1200 turistë në ditë. Gomerët përdoren për transport nëpër rrugica ku nuk kalojnë dot makinat por aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se obeziteti në rritje ka bërë që kafshëve t’u rritet ngarkesa dhe të shtohen dëmtimet e shtyllës kurrizore.

Banorët e zonës janë detyruar që të kryqëzojnë gomerë me mushka, që janë më të mëdha dhe mbajnë më shumë ngarkesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?