Turqi, gjenden trupat e pajetë të 21 migrantëve

Zyrtarët e Turqisë thonë se trupat e pajetë të së paku 21 migrantëve janë gjetur sot në dy lokacione në bregdetin e Egjeut, pasi anijet e tyre ishin fundosur gjatë përpjekjes për të arritur në ishullin grek, Lesbos.

Zyrtarët e Turqisë thanë sot se trupat janë gjetur në bregdetin Ajvalik dhe Dikili.

Raportohet se ndër të vdekurit ka gra dhe fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia e lajmeve Dogan ka njoftuar se në të dy incidentet tragjike, migrantët e kishin humbur jetën, pasi anijet e tyre të gomës ishin përmbysur në ujërat e rrëmbyeshëm të detit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rojet bregdetare të Turqisë gjatë kërkimeve i kishin shpëtuar tetë migrantë.

Gjatë vitit 2015, afro 850 mijë migrantë kanë kaluar nga Turqia në Greqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?