“Turqia dëshiron stabilitet, paqe dhe mirëqenie në Ballkan”
Instituti “Yunus Emre” nё Tiranё ka organizuar njё seminar informues me tematikё “Mbi zhvillimet e fundit nё Turqi dhe pasqyrimi i tyre nё Ballkan e Evropё”
Instituti “Yunus Emre” nё Tiranё ka organizuar njё seminar informues me tematikё “Mbi zhvillimet e fundit nё Turqi dhe pasqyrimi i tyre nё Ballkan e Evropё”, me Şeref Malkoç, Avokat i Popullit i Republikës së Turqisë dhe kryekёshilltar i Presidencës së Turqisë.
Malkoç gjatë fjalës së tij u shpreh se Turqia në këto 15 vitet fundit ka përparuar shumë dhe ka krijuar stabilitet. Ai ka theksuar se në saje të liderit të saj dhe stabilitetit të vendit të ardhurat për frymë në Turqi janë rritur, gjithashtu është numri i universiteteve, aeroporteve, niveli i arsimit të të gjitha shkollave.
Duke folur për AA, Malkoç shpreh se Shqipëria është një vend i rëndësishëm në Ballkan, duke shtuar se Turqia ka lidhje të ngushta me Shqipërinë të cilat e kanë zanafillën shumë të hershme dhe të bazuara në një miqësi të mire.
Sipas tij, solidarizimi i Turqisë me Shqipërinë është i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe botë.
Ndërsa duke folur për seminarin e organizuar nga Instituti “Yunus Emre” nё Tiranё, Malkoç tha aktivitete të ngjashme duhet të organizohen edhe në të ardhmen, që të shërbejnë si një shtysë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Malkoç ka folur edhe për pritshmëritë e Turqisë në Ballkan. “Turqia pret paqe, stabilitet dhe miqësi të bazuar në themelin e reciprocitetit. Kjo është ajo që Turqia pret në Ballkan. SHBA-ja dhe Rusia janë larg, ndërsa Turqia është afër. Një problem që mund të dalë në Ballkan dhe djeg këto vende, ndikon drejtpërdrejt në Turqi. Për këtë arsye Turqia kërkon stabilitet, paqe, qetësi dhe mirëqenie në Ballkan. Institucionet e Turqisë me ato të vendeve të Ballkanit duhet të solidarizohen dhe të punojnë së bashku”, u shpreh ai.
Duke vënë në dukje se në 15 vitet e fundit në Turqi ka një stabilitet politik, Malkoç në vijim shton: “Kjo gjë është bërë e mundur përmes Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Si Turqia ashtu edhe vendet e Ballkanit duhet të marrin të mirat materiale nga kjo situatë e mirë, por kjo gjë duhet të jetë në mënyrë reciproke dhe e bazuar në respekt të ndërsjellë. Mirëqenia e Turqisë do të jetë për Ballkanin, ndërsa ajo e Ballkanit për Turqinë.”
Malkoç ka prekur edhe çështjen e tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO. Në fjalën e tij në lidhje me këtë ai thotë: “Dua të flas hapur. Ajo është organizata më tinzare dhe një organizatë terroriste që punon me metoda që nuk janë parë më parë. Ajo punon duke përdorur fenë. Punojnë në mënyrë tinzare dhe janë me dy shpirtra. Kanë disa identitete dhe janë me dy shpirtra. Për këtë arsye nuk dihet se çfarë mund të bëjnë. Ata mund të duken shumë të mirë dhe një organizatë që merret me arsimin, pasi këtë bënte edhe në Turqi, por atje doli në pah fytyra e tyre e vërtetë dhe Turqia hoqi keq prej tyre.”
“Ajo që duam ne është që ato probleme që përjetuam ne të mos i përjetojë Shqipëria. Vetëm kjo është ajo që ne i themi drejtuesve, zyrtarëve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Bazuar në miqësinë tonë ne vetëm paralajmërojmë rrezikun. Ndërsa ata mund të marrin vendime dhe vetëm ata e dine se çfarë duan të bëjnë. Ne duam që nesër kur këto lëvizje tinzare të helmojnë këtë vend zyrtarët të mos thonë ‘na patën thënë miqtë tanë turq, por nuk i dëgjuam'”, ka theksuar Malkoç.
Malkç ka edhe një mesazh për popullin shqiptar: “Në Shqipëri jetojnë 3 milionë shqiptarë, ndërsa tek ne më shumë. Në ngushticën e Bosforit në Stamboll vendi më i bukur e ka emrin ‘fshati shqiptar’. Ne nuk e ndajmë popullin turk nga ai i joni. Ka shumë shqiptarë që drejtojnë rajonet. Në vëllazëri dhe solidaritet do të ndikojmë për mirëqenie dhe paqe.”
Në aktivitetin e organizuar në Tiranë merrnin pjesë ambasadori i Turqisë nё Shqipëri, Hidayet Bayraktar, drejtori i Qendrës Kulturore “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, studiues, studentë, etj.
Malkoç gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka takuar homologun e tij të Shqipërisë, Igli Totozani dhe ka vizituar institucionet turke.-AA