Turqia thirrje Presidentin grek: Jo deklarata që shkaktojnë tension
Ministria e Jashtme turke ka reaguar ashpër përmes zëdhënësit të saj lidhur me deklaratat e Presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos. Hami Aksoy, u shpreh se Presidenti grek duhet të shmang deklaratat që shkaktojnë tension.
“Ne i bëjmë thirrje Prokopis Pavlopulos të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e vendit tonë. Shmangni deklaratat që nuk përshtaten me pozicionin tuaj dhe shkaktojnë tension”,-tha Aksoy.
Pavlopulos deklaroi nga Pieria se duhet të respektohet Ligji i Detit dhe Traktati i Lozanës. “Ne u themi atyre, këtu jemi, të jetojmë në mënyrë paqësore, kreative. Ç’është më e thjeshtë sesa të respektojmë të Drejtën Ndërkombëtare, çka është më e thjeshtë sesa të respektojmë Ligjin e Detit, Traktatin e Lozanës”.
Pavlopulos i bëri thirrje Turqisë të matë të ardhmen e saj me masën e kulturës, demokracisë dhe lirisë. “Ja ku jemi. Përndryshe, ne e dimë që jemi të kundërt. Ne nuk e duam atë, por nëse historia na e kërkon do ta bëjmë atë, siç e bënë paraardhësit tanë”.