U dënua me 2 vite burg, Nikola Gruevski thyen heshtjen: Kokën lart maqedonasit e mi

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka reaguar pas vendimit të Gjykatës e cila e dënoi me dy vite burg.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Gruevski shkruan se duhet mbajtur kokën lartë, dhe se ky është vendi i qytetarëve.

“Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë.

Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat.

Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira.

Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër.

Ju vendosni. Të jetoj Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook.

SHKARKO APP