U filmua duke thithur ko*kainë, shkarkohet nënkryetarja e bashkisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku në zyrat e shtetit konsumohet drogë, në vend që të punohet për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç, pas një video komprometuese të saj. Në videon e publikuar në disa media, shihet zyrtarja e komunës teksa konsumon lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e punës.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar Hetemi.

SHKARKO APP