U kap afër zonës ku ishin fshehur 6 çanta me 130 kg kanabis, pranga shqiptarit në Kostur

Rreth 130 kg marijuanë janë gjetur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar. Droga u gjet nga policia greke në një zone pyjore në Kostur. Policia ka zbuluar të fshehura në pyll 6 çanta dhe një thes, që përmbanin 29 pako me peshë totale 129 kg e 970 gramë marijuanë.

Pranë tyre është arrestuar një shqiptar 27-vjeçar, i cili ruante zonën ku ishte fshehur droga. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe sekuestrua një celular me një kartë SIM.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Kostur, Grevena, e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 6.7 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Dy javët e fundit ka pasur intensifikim të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi në rrugë tokësore e detare.

 

SHKARKO APP