U kap me 10 kg marijuanë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Kretë

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi është kapur me 10 kilogramë drogë. Lënda narkotike u gjet e fshehur në mjetin e 26-vjeçarit, gjatë një kontrolli që policia e Kretës ushtoi në makinën e tij.

Droga ishte e ndarë në 10 pako me peshë totale 10 kg 164 gramë marijuanë.

Sakaq, është vënë në pranga i riu shqiptar, si dhe është sekuestruar mjeti që përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike në Kretë.

SHKARKO APP