U shpall non grata nga SHBA, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dënohet me 7 vite burg
Pas u shpall non grata nga SHBA pak ditë, Gjykata në Shkup dënoi sot me shtatë vjet burg ish-kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me akuzën e përvetësimit të 1.3 milionë eurove nga partia që ai drejtonte VMRO-DPMNE dhe përdorimin e tyre për të blerë nje tokë ndërtimi.
Gruevski është dënuar me 7 vite burg dhe 3500 euro gjobë për rastin “Parcelat në Vodno”, raporton Alsat. Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, u dënua me një vit e tre muaj burg. Biznesmeni Orce Kamçev u dënua me një vit burg, ndërsa kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski u dënua me dy vjet me kusht.
Kujtojmë që Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka sanksionuar ish-kryeministrin Nikola Gruevski, duke e shpallur atë non grata.