Ukraina kërcënon Kusturicën për vizitën e tij në Krime

Ukraina kërcënoi se do të ndjekë penalisht dhe ndalojë regjisorin e famshëm serb Emir Kusturica të hyjë në territorin e saj pasi ai vizitoi Krimenë dhe lavdëroi marrjen e gadishullit nga Rusia.

Ambasada ukrainase në Beograd i dërgoi një letër të hapur Kusturicës të martën, duke paralajmëruar se kushdo që shkel Ligjin e vendit për Territoret e Pushtuara Përkohësisht duke vizituar Krimenë e aneksuar nga Rusia do të ndiqet penalisht.

“Një nga ndëshkimet për shkeljen e ligjit është ndalimi i hyrjes në territorin ukrainas për një periudhë pesë vjeçare», tha ambasada në letër. Më 23 korrik, Kusturica mbajti një koncert në Yalta, në gadishullin e Krimesë, me grupin e tij muzikor «No Smoking Orchestra».

Swiss Digital Desktop Reklama

Para koncertit, ai citoi se bashkimi i Krimesë dhe Rusisë ishte një «proces natyral organik» dhe i bëri thirrje qytetarëve të Krimesë ta zhvillojnë gadishullin si «pjesë të Rusisë të madhe». Ambasada tha se i vinte keq për faktin që Kusturica «mbështeste agresorin, Rusinë», duke shtuar se 11,000 njerëz, përfshirë artistë të famshëm, kanë vdekur gjatë konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kusturica nuk qe i disponueshëm për një koment të martën. Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas një referendumi tepër të diskutuar në të cilin njerëzit votuan se gadishulli ukrainas duhej t’i bashkohej Rusisë. Si Ukraina ashtu edhe Perëndimi e konsiderojnë të paligjshëm referendumin dhe aneksimin si pushtim të territorit ukrainas nga ana e Rusisë. Në letrën e saj, ambasada ukrainase shtoi se Kievi ende e mbështet fuqimisht Beogradin në lidhje me politikën e Kosovës dhe nuk e ka njohur pavarësinë e kësaj të fundit. BIRN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?