”Unë nuk bëj kër*ënime të vagëta”, Kurti i përgjigjet O’Brien: Kosova nuk po rrezikon partneritetin me SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e bërë nga ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien se Kosova po rrezikonte partneritetin me SHBA-të pas vendimit për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi.

”Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha Kurti.

O’Brien tha për ”Zërin e Amerikës” se SHBA-të mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse Prishtina zyrtare vijon të marrë vendime pa u konsultuar me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien të martën. I pyetur nga gazetarët për deklaratën e O’Brien, Kurti e përsëriti disa herë: “Nuk po rrezikohet, nuk po rrezikohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?