Ushtria maqedonase qëllon me armë në kufi me Greqinë

Ushtarë të Armatës së Maqedonisë (ARM) kanë shtënë në ajër në kufirin me Greqinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve ilegal në vend. Një nga emigrantët është arrestuar, ndërsa  grupi tjetër është larguar në drejtim të fqinjit jugor, raportoi Armata e Maqedonisë.

Sipas njoftimit, një patrullë ushtarake gjatë patrullimit në rrugën rajonale Gjevgjeli – fshati Moin, ka hasur lëvizjen e një grupi të njerëzve që ilegalisht kanë kaluar kufirin. Pas kësaj ushtarët kanë reaguar dhe në përputhje me rregullat e sigurisë kanë shtënë në ajër, informon INA.

Një pjesë e grupit të kalimtarëve ilegalë janë larguar në territorin grek, ndërsa një prej tyre ka ngelur në territorin e Maqedonisë, duke iu dorëzuar autoriteteve kufitare. Bëhet fjalë për një emigrantë ilegalë nga vendet e Lindjes së mesme. Autoritetet kufitare kanë theksuar se po vijojnë kontrollet në kufi për parandalimin e kalimeve ilegale. Në këtë periudhë janë shtuar zërat për një fluks të ri të emigrantëve, që pritet të vërshojnë Maqedoninë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?