Ushtria serbe paralajmëron protesta, Qeveria u rrit pagat

Vlen të theksohet se në forcat e kombinuara serbe, përveç ushtrisë bënë pjesë edhe xhandarmëria dhe policia. Këto forca të kombinuara janë të pranishme në kufirin shtetëror mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. Në Ushtrinë dhe Xhandarmërinë serbe, nuk përfaqësohen shqiptarët

Nga Sevdail Hyseni

Bashkimi i Sindikatave të Ushtrisë serbe, pati paralajmëruar  më 27 nëntor një protestë paqësore, në të cilën do të merrnin pjesë anëtarët e bashkimit sindikalë, ushtarë, përfaqësues të popullit, në të mirë të shpëtimit të ushtrisë nga kolapsit dhe shkatërrimi.

Kjo është hera e parë, që pjesëtarët e Armatës së Serbisë, provuan të mbajnë një miting paqësore, për të përmirësuar kushtet e punës, gjendjen e rëndë sociale e materiale, si dhe për të ndaluar rënien e mëtejshme të ushtrisë.

Përfaqësuesit e sindikatave ushtarake serbe, kanë lënë të hapur mundësinë e mosmbajtjes së  protestave të shpallura, më 27 nëntor. Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Ushtrisë serbe, i  priti, Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, i në një konferencë për shtyp, u siguroi se kërkesat e tyre do të merren në konsideratë për shqyrtim pozitiv, njofton gazeta beogradase “Blic”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i sindikatave të bashkuara ushtarake serbe,  Novica Antiq, u tha gazetarëve se protestat paqësore do të pezullohet nëse kërkesat e tyre do të zgjidhen. Gjithashtu, në këtë takim u kërkua që pagat ushtarake të rriten për pesë për qind dhe se mos të ketë pushime nga puna të ushtarakëve serbë.

Unioni i sindikatave të ushtrisë serbe është formuar para 4 vjetësh, numëron rreth 7000 anëtarë, dhe është organi më reprezentativ i ushtrisë. Protesta është lajmëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk ka ndonjë përgjigje në këtë drejtim. Nga viti 2015, është kërkuar një marrëveshje kolektive, mirëpo është injoruar protesta të përditshme dhe një greve urie.

I pyetur nëse kjo protestë legjitimitet ngase Ligji për Ushtrinë e Serbisë, nuk lejon punonjësit të hidhen në grevë, Antiq thotë se Bashkimi i Sindikatave të Ushtrisë nuk bënë asgjë antikushtetues, sepse, siç theksohet në Kushtetutë e drejta për grevë mund të kufizohet, por nuk ndalohet. “Kjo është një protestë paqësore, e cila nuk bënë thirrje për dhunë ose shkelje të të drejtave të njeriut, ndaj nuk ka asnjë arsye që të ndalohet, dhe nëse kjo ndodh, është e qartë se këto vendime kanë konotacione politike” , tha Antiq.

Vlen të theksohet se në forcat e kombinuara serbe, përveç ushtrisë bënë pjesë edhe xhandarmëria dhe policia. Këto forca të kombinuara janë të pranishme në kufirin shtetëror mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. Në Ushtrinë dhe Xhandarmërinë serbe, nuk përfaqësohen shqiptarët, qoftë në strukturat komanduese, qoftë dhe në shërbimin ushtarak, ndonëse nuk kanë munguar edhe ftesat dërguar të të rinjve shqiptarë, të cilët nuk u kanë përgjigjur.

SHKARKO APP