Vazhdojnë dridhjet e tokës në Ohër, regjistrohen 4 tërmete të reja

Katër tërmete të reja prej të cilëve më i fuqishme me intensitet prej 3,8 ballësh sipas Rihterit janë regjistruar mbrëmë në rajonin epiqendror të Ohrit.

Sot në mëngjes në orën 4:29 minuta është ndjerë tërmeti më i fuqishëm nga katër tërmete  në thellësi prej 1 kilometër.

Në 01:02  është regjistruar tërmet me magnitudë  prej 3 ballësh të cilit i paraprinë dy tronditje në 23:37 me intensitet prej 3,2 ballësh dhe 23:16 një tërmet prej 3,1 ballësh.

Nga 18 qershori deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte në orën 13:18 minuta me magnitudë prej 5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.

/Alsat-m/

SHKARKO APP