Vazhdon seanca konstitutive në Kuvendin e Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë do të vazhdojnë seancën konstituive, ku pritet të vazhdojnë me vërejtje procedurale, replika dhe kundër-replika.

Deputetët e VMRO-së përsëritën kërkesat e tyre, që LSDM-ja të heqë dorë nga Deklarata e partive shqiptare dhe se zgjidhja për daljen nga kriza janë zgjedhjet e reja.

Nga ana tjetër, deputetët e LSDM-së kërkuan që të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe të kalohet në votim për Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

SHKARKO APP