Vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes. Mustafa: Institucionet të zbardhin të vërtetën

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të “Vetëvendosjes”, Astrit Dehari. Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të hetojnë plotësisht ngjarjen në mënyrë që të mësohet se çfarë ka ndodhur realisht.

“Shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për vdekjen e një të riu në burgun e Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e mia, kërkoj që institucionet të bëjnë veprimet e pavarura dhe të konstatohet se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën, ndodhej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Varrimi i tij bëhet nesër në ora 14:00.

SHKARKO APP