Vendet anëtare të BE-së: Abazoviç po luan me zjarrin

A është sot pro europian, kryeministri i Malit të Zi, siç edhe është prezantuar? Shqiptari Dritan Abazoviç është kritikuar nga vendet anëtare të BE-së për një marrëveshje që do të nënshkruajë me Kishën Serbe.

Shqiptaro-malazezi Abazoviç ka ndezur një klimë jo-miqësore mes popullit për shkak të një marrëveshjeje që qeveria e tij kërkon të nënshkruajë me Kishën Ortodokse Serbe.

Vendet e unionit shprehin shqetësim se përmes nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë malazez dhe Kishës Ortodokse Serbe, qeveria e Abazoviç do të rrëzohej pas mocionit të mosbesimit nga partitë në koalicionin qeverisës, të cilët janë kundër kësaj marrëveshjeje.

Javën e kaluar, Partia Socialdemokrate e quajti marrëveshjen si një tradhti ndaj Malit të Zi dhe dha indikacione se nëse akti do të kryhej, Abazoviç do të përballej me votëbesim. Edhe presidenti malazez i ka bërë thirrje Abazoviç të mos nxitohej dhe të punonte për interesat e vendit.

SHKARKO APP