“Vetëmenaxhim nuk është vetëvendosje”, Kurti për marrëveshjen pa firma: Serbia pranoi njohjen de facto

”Vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, që parashikohet në marrëveshjen me Serbinë, nuk nënkupton vetëqeverisja apo vetëadministrim”,-tha kryeministri Albin Kurti kritikave të ashpra të opozitës gjatë seancës parlamentare, që e fajësoi për pranimin e asociacionit të cilin aq shumë e kishte kundërshtuar si opozitar.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për marrëveshjen drejt normalizimit, dhe me 18 mars, pati dakordësi për Aneksin e zbatimit. Duke e quajtur marrëveshjen si më të mirën deri më tani, Kurti tha se Serbia do të frenonte implementimin e saj, edhe pse kishte pranuar njohjen de facto të Kosovës.

“Do të ketë shumë kurthe e ndërskamca. Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur, përfshirë injorimin haptas të marrëveshjes, anulimin e interpretimin e riinterpretimin e asaj për të cilën tashmë kemi rënë dakord”.

Partitë opozitare e kritikuan ashpër Kurtin për zmbrapsje nga qëndrimet e tij, veçanërisht mbi asociacionin dhe për heqjen dorë nga njohja reciproke.

SHKARKO APP