Video e frikshme, si u shkatërrua në 10 minuta Halkidiki i Greqisë
Mediet greke kanë publikuar pamje të reja nga stuhia e tmerrshme, që përfshiu vendin mbrëmjen e kaluar, duke iu marrë jetën gjashtë turistëve e plagosur qindra të tjerë, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Në një video të publikuar së fundi, shihet qartë se si stuhia e fuqishme ka goditur zonën turistike të Halkidikit, një zonë e preferuar shumë edhe nga shqiptarët. Videoja tregon intensitetin e erërave të fuqishme, që shkatërrojnë gjithçka.
Gjithçka ka zgjatur vetëm 10 minuta, duke sjellë një katastrofë të madhe, me shkatërrim total të zonës turistike dhe 6 viktima e mbi 100 të plagosur.