VIDEO/ Nis seanca e Këshillit të Sigurisë në OKB, ku do të përballen presidentët Osmani dhe Vuçiç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën e cila ka nisur në New York. Atje është edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiç.

Osmani dhe Vuçiç do të ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo u tha se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së, i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

SHKARKO APP