VIDEO/ Njihuni me fshatin shqiptar ku dimri zgjat 6 muaj

Megjithëse moti pak është zbutur në disa zona rurale bora po sjell probleme. Në Kaqanoll të Podujevës bora dhe erërat e forta mbyllin rrugën për Mitrovicë e Podujevë.

Banorët janë strukur nëpër shtëpitë e tyre ndërsa ortekët e borës e mbyllin rrugën disa herë në ditë. Në këtë fshat, trashësia e borës ka arritur rreth 2 metra.

Dhjetëra automjete bllokohen në rrugë ndërsa solidariteti i banorëve është ai që mundëson kalimin e tyre. Të premten banorët kanë dalë për ta zhbllokuar një automjet që kishte ngelur në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rruga nuk po mirëmbahet kurrqysh”, tha Valon Beqiri i cili ishte bllokuar në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët thanë se e kanë të vështirë të kalojnë në këtë rrugë gjatë dimrit në raste të emergjencave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?