VIDEO/ Puthi nxënësen 12-vjeçe, arrestohet mësuesi pedofil
Në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës, është filmuar një situatë e rëndë. Një mësues shfaqet duke puthur në buzë një nxënëse 12-vjeçare. Mësuesi Valentin Selmanaj është mësimdhënës në lëndën e edukimit fizik, ndërsa nxënësja e tij me iniciale E.M është vetëm 12-vjeçe dhe është në klasën e shtatë.
Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi deklaroi se mësuesi është ndaluar nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”. Pritet që ndaj tij prokuroria të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg brenda afateve ligjore.
Policia ka sekuestruar telefonin e të akuzuarit, ndërsa mes provave që rëndojnë ndaj mësuesit është edhe një video që dyshohet se është regjistruar nga një nxënës i shkollës, që ka denoncuar rastin në polici.