VIDEO/ Shfaqen momentet e ekzekutimit të biznesmenit në Greqi, dyshime se ky vrasës është shqiptar
Mediat greke kanë publikuar sot momentet e ekzekutimit të një biznesmeni grek me banim në Australi. Pamjet filmike të vrasjes së biznesmenit 46-vjeçar Giánni Makrí në Vula, janë regjistruar nga një kamera sigurie me cilësi të lartë.
Siç tregohet në videon e publikuar nga Kathimerini, i armatosuri qëlloi të mërkurën e shkuar mbi 46-vjeçarin që doli nga shtëpia e tij dhe hipi në një Smart në zi që ishte parkuar jashtë.
Viktima sapo ishte ulur në ndenjësen e shoferit kur vrasësi iu afrua nga dritarja e pasagjerit dhe filloi të shtinte me breshëri drejt tij.
Vrasësi e kishte mbulur fytyrën me kapele të zezë hokei, kishte veshur një xhaketë sportive dyngjyrëshe si dhe pantallona dhe këpucë të zeza.
Po ashtu, ai mbante një pistoletë me silenciator kështu që sulmi mbi 46-vjeçarin nuk u dëgjua nga njerëzit.
Momenti i vrasjes zgjat vetëm 5 sekonda. Makri menjëherë pas të shtënave të para doli nga Smart dhe u përpoq të vraponte.
Megjithatë, vrasësi e ndoqi dhe nja ngë distancë thuajse gjysëm metri ka vazhduar të qëllojë mbi të.
Makris nuk u bëri më shumë se 3-4 hapa parat se të binte përtokë dhe ku ndërroi jetë,” shkruan Kathimerini.
Për arsye etike gazetarie, viktima nuk shfaqet, por vetëm lëvizjet e vrasësit.
Mediat greke gjatë këtyre dit%ve, nga burime jozyrtare, kanë njoftuar se vrasësi dyshohet se është shqiptar dhe i paguar për ta kryer krimin. Deri tani ai nuk është identifikuar.
/SYRI.NET