Viktor Boshtinaru: BE është faktor konkurues në rajon me Rusinë e Kinën
Vetëm duke angazhuar të rinjtë në politikë, në parlament nuk do të flitet më për rekorde kriminale apo për përfitime të tenderave.
Komentet, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i bëri nga Durrës ku mori pjesë në konferëncën me teme, “Promovimi dhe fuqizimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Evropian.
“Ne nuk duam që në parlamentin e ardhshëm të diskutohet për deputet me rekorde kriminale, që fituan tendera apo jo, por të flasim për politika me pranë komunitetit. Qëllimi mbetet që të rinjtë të mos ikin, por të krijojnë jetën e tyre këtu. Kemi një elitë politike të zhytur në egoizëm”
Meta apeloi të rinjtë të merren me politike, per të rritur standartet e jetës publike në të mirë të gjithë shoqërisë.
“Duhet më shumë të rinj dhe të reja në parlament dhe më pak biznesmenë. Nëse çojmë të rinj në parlament do të diskutohet për politikat që i shërbejnë të rinjve”- tha Meta.
Ndërkaq, zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrat në PE, Viktor Boshtinaru apeloi për përshpjetimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
“Familja jonë politike ka qenë gjithnjë një mbështetëse e fortë e procesit të zgjerimit në Bashkimin Europian. Nëse ne socialistë apo demokratë, nuk arrijmë ta bëjmë të prekshëm procesin e zgjerimit, popujt në rajon do ta mendojnë perspektivën e anëtarësimit në BE të largët e abstrakte. Ne mund të humbim besimin e publikut. Ne nuk jemi faktor i vetëm konkurrues në rajon, kemi Rusinë, kemi Kinën që kanë angazhimet e premtimet e tyre, por me një axhendë shumë të ndryshme nga ajo e Bashkimit Europian. Për këtë arsye, ne duhet të luftojmë shumë të ndryshojmë gjurmën në rajon”
Boshtinaru vuri në dukje se konferenca ishte vendosur të organizohej kur zgjedhjet nuk ishin ende të sigurta. “Ne nuk duam të ndikojmë në zgjedhje, por sigurisht që shprehim mbështetjen për partitë tona simotra, qofshin në koalicion apo duke konkurruar ndarazi në zgjedhjet parlamentare”, tha ai.